Ja çfarë ka ndryshuar në pamjen e saj Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj është një ndër modelet shqiptare më të njohura e të pëlqyera. Që pas pjesëmarrjes në “Miss Shqipëria 2007” ku ajo doli në vendin e dytë, u hap një derë suksesi për bukuroshen, e cila mori gradualisht edhe famë ndërkombëtare duke nënshkruar shumë kontrata prestigjioze në vende si Italia, Gjermania dhe SHBA. Afërdita ka provuar vazhdimisht edhe industrinë e muzikës dhe ka marrë pjesë në festivale si “Kënga Magjike”, “VFM” dhe “Zhurma Show”.

Kujtojmë se prej disa vitesh ajo po jeton një histori të bukur dashurie me lojtarin çek të hockey-t, Jakub Kindl. Çifti simpatik mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 16 mars të 2021-shit.

Por, edhe pse u bënë vite që i mungon skenës dhe ekranit shqiptar, Afërdita nuk ka reshtur kurrë së qeni në kontakt me fansat e saj falë rrjeteve sociale. Ajo poston vazhdimisht foto dhe video nga eventet ku merr pjesë, jeta e përditshme, por edhe nga pushimet me familjen ku vëmendjen e vjedh gjithmonë Sky Blue. Ditën e djeshme ajo ka publikuar disa foto dhe sytë na ngelën te flokët. Harrojeni bionden klasike, 37-vjeçarja duket magjepsëse me flokët ngjyrë gështenjë. Ndjekësit kanë qenë dakord me këtë ndryshim dhe ia kanë shprehur këtë me komentet e shumta. Neve të Living i japim 10 me yll nga ana jonë pasi e meriton plotësisht.