Një afrimitet mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Sharrit dhe Antonetës, ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Dyshja janë parë duke kaluar momente të afërta së bashku, ndërsa një përqafim mes tyre ka ngritur dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht shoqëri.
Këto pamje kanë nxitur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë po pyesin nëse Sharri dhe Antoneta mund të jenë çifti i parë që do të krijohet në këtë edicion të BBVK-së.
Megjithatë mbetet të shihet nëse afrimiteti i tyre do të shndërrohet në diçka më shumë gjatë ditëve në vijim.



