Anita drejtuar Adrit: Thashethemet janë për goca, ke rënë në grackën e Shqipes

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka dhënë mendimin e saj karshi thashethemeve të bëra mes Adrit dhe Shqipes.

Haradinaj, s’është shprehur e çuditur nga Shqipja, por njëjtë nuk foli edhe për Adrin.

“Adri është pak intrigant, por që ka çelë si një lule këto ditë – më habit fakti që Ilirianën nuk e pashë duke bërë intriga e thashetheme, sepse zakonisht gocat i bëjnë këto gjëra. Më vjen keq që ke rënë në grackën e Shqipes”, ka thënë ajo pos tjerash.