Rina s’do t’ia di se është dimër me temperatura minus, shkon në plazh e veshur me fustan të hapur

Reperja e njohur kosovare, Rina Balaj përveç që pëlqehet për realizimet muzikore, admirohet edhe për dukjen e saj.

Shumë fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram, ku ajo i mban të informuar në lidhje me jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo pati disa ditë që nuk u shfaq shumë dhe siç duket ka ndarë pak kohë për veten.

Në fotografinë e fundit ajo shihet e veshur me një fustan të hapur, e që duket se s’do t’ia di për temperaturat e ulëta.