Kampionati Evropian: Zvicra kalon sërish në epërsi ndaj Kosovës

LIVE: Zvicra kalon sërish në epërsi ndaj Kosovës

Kosova dhe Zvicra po ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Dardanët dhe Helvetikët janë në grupin I, me këta të fundit që prijnë me 10 pikë nga katër takime.

Ndërkohë, Kosova pozicionohet në vendin e pestë me tri pikë nga katër takime.

 

LIVE: Kosovë-Zvicër 2-1

79′ Zvicra ka kaluar sërish në epërsi ndaj Kosovës. Amir Rrahmani realizoi autogol, pasi devijoi goditjen e Remo Freuler.

65′ Kosova e ka barazuar rezultatin me anë të Vedat Muriqit, në minutën e 65’, pas asistimi fantastik nga Milot Rashica.

Informacion: Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha ka bërë dy ndërrime, duke e larguar nga loja Betim Fazlijin dhe Valon Berishën. Florent Muslija dhe Edon Zhegrova janë inkuadruar në vend të tyre.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Zvicra po avancon me një gol epërsi.

45′ Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës. Golin e vetëm e realizoi Remo Freuler, në minutën e 14’. Dardanët pastaj e morën iniciativën duke u munduar që ta gjejnë golin e barazimit por pa arritur dot.

14′ Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, me golin e Remo Freuler.

1’ Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.