Trixa po e pret 2024-tën e vetme pa Donaldin, ka diçka për të thënë për gjendjen e saj

Beatrix Ramosaj, është njëra nga personazhet më të dashura për publikun.

Ajo u virale në rrjetet sociale që kur mori pjesë në emisionin Big Brother Albania.

Lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj e bëri atë njërën nga vajzat më të komentuara, madje ajo kishte edhe një periudhë të rëndë emocionale.

E sonte në natën e ndërrimit të motmoteve ajo është shfaqur shumë e lumtur, sikur dëshiron të tregojë se është në gjendje shumë të mirë.