Prezantohen dy banorët e parë të Big Brother VIP Kosova, nuk do ta besoni se kush janë

Ndonëse data për nisjen e Big Brother VIP Kosova akoma nuk është zbuluar, por e dimë që ajo është shumë po shumë afër.

Në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram tani ka nisur zbulimi i disa prej banorëve. Në fakt, emra akoma nuk janë bërë të ditur por vetëm diçka pak nga ata.

Ndërkaq, janë shtuar edhe dy banorë të rinj që do të futen brenda shtëpisë dhe që kanë zbuluar diçka nga vetja e tyre.

Një banor që duket se do të jetë i suksesshëm në shtëpinë e BBVK thotë se ai di të përgatisë ushqim dhe ia ka dorën gjithë punëve të shtëpisë.

Ndërkaq banori tjetër thotë se ai ka aftësi të hipnotizojë të tjerët.