Pak ditë më parë Fifi konfirmoi se do të ishte pjesë e programit “Dancing with the stars Albania”, një pjesëmarrje që habiti shumë persona, referuar marrëdhënies së saj dikur të thyer me “Top Channel”.
E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Fifi është shprehur se ka vendosur ta lejë pas konfliktin e krijuar.
“Ne jemi njerëz, janë disa gjëra që nuk duhet të fliten pasi kanë kaluar. Ka qenë një moment i imi shumë emotiv kur e kam pa skenën time. Unë jam edhe një njeri impulsiv, reagoj kur diçka nuk më pëlqen. Por shyqyr që jemi të rritur dhe i kemi lënë pas këto gjëra,”-tha ajo.
Në lidhje me eksperiencën e re Fifi tha: “E kam shumë qejf vallëzimin. Në momentin që më erdhi si ftesë u mendova, me shumë kënaqësi e pranova. E para për të ushqyer veten me punë dhe për ta shfrytëzuar për të treguar që unë mund të bëj dicka. Po ashtu edhe dobësohesh,”-përfundoi Fifi.