Olta për herë të parë rrëfen prapaskenat me Luizin gjatë xhirimit të filmit

Olta tregon për herë të parë prapaskenat me Luizin gjatë xhirimit të filmit.

“Miq dhe rivalë” kanë qenë për njëri-tjetrin Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, që prej nisjes së marrëdhënies së tyre në “Big Brother VIP” dhe përfundimit me filmin e përbashkët “Në Kuadër të Dashurisë”.

Në lojë e nisën si miq, e u bënë më vonë “armiq të përbetuar”, e po kështu në film po shfaqen si çift i lumtur, por marrëdhëniet janë prishur jashtë kamerave.

Lart e poshtë u përfol për zënka mes tyre gjatë xhirimeve, ndërsa Olta ka folur për herë të parë për prapaskenat e filmit dhe marrëdhënien që ka tashmë me Luizin.

E ftuar në “Top Albania Radio”, ajo tha:

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim.Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”

A janë miq sot? Ajo la të kuptohet që JO!

“Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira”.