Gresa Hoti është modelja e cila u bë akoma më e njohur pas pjesëmarrjes në Big Brother.
Ajo brenda shtëpisë krijoi një lidhje dashurie me Andin.
Mirëpo kjo lidhje nuk zgjati edhe shumë.
Kjo pasi Andi thuhet se u bë xheloz nga pushimet e Gresës qe kishte filluar me shoqërinë në një villë private në Ibiza.
Edhe tani Gresa po vazhdon të shijojë jetën nëpër vend të ndryshme të botës.
E në ditën kur Andi njoftoi se po largohet nga Kosova për të shkuar me jetua në Amerikë, Gresa ka reaguar duke publikuar disa fotografi ku shfaqet super joshëse.
Në bikini dhe e mbuluar me dukat, Gresa po shkëlqen në pamje e veshur si tigreshë.