Fero apo Khattab është martuar.
Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të afërta me ish-këngëtarin. Khattab është martuar me një grua të re, e cila po ashtu si ai i takon besimit Islam.
Kjo madje është arsyeja përse ai është larguar 100 % nga rrjetet sociale.
Është besimi i tij, i cili e ka bërë që ai të merr një kthesë të madhe në jetën e tij.
Raportohet se gruaja e re e Feros është një grua me stil krejt tjetër të jetës prej asaj të Arbenitës, pra ajo thuhet se është një myslimane e devotshme.
Kështu është përshkruar të jetë gruaja e tij e re, ani pse ende nuk është publikuar ndonjë fotografi se si duket ajo.