“Lëndime të rënda”, policia jep detaje të rëndësishme për rastin e burrit të Shkurte Fejzës

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli është goditur sot nga një veturë në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka thënë Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Bytyçi bërë të ditur se policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt.