Publiku ka vendosur që banorja e radhës që duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Ledi.
Ledi ka qenë e nominuar bashkë me gjashtë banorë të tjerë duke përfshirë: Monikën, Santianën, Metin, Bucin, Ganiun dhe Lindën.
Po ashtu, Ledi bëhet konkurrentja e dytë që eliminohet nga BBVK në këtë edicion, pas Brikendës, e cila la shtëpinë javën e kaluar.