Kaq shpejt e harroi Dj Geek-un, Dafina Zeqiri ndan një moment romantik dhe intim me të dashurin e ri

“Duke menduar për ty” – Dafina Zeqiri ndan një moment me të dashurin e ri.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se po shijon në masë të madhe lidhjen e re.

Artistja, e cila shquhet për hite të mëdha, para pak muajsh ka zbuluar partnerin e saj të ri.

Ndonëse nuk ia ka bërë të ditur identitetin, ajo sjell vazhdimisht imazhe pranë tij.

Bukuroshja ka ndarë një të fundit gjatë pushimeve të tyre pas përfundimit të sezonit të verës.

“Duke menduar për ty”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Kjo vjen pas ndarjes nga DJ Geek, me të cilin ka qenë në një romancë dashurie për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, Dafina po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me projekte muzikore.