Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, është shkëputur për një kohë të gjatë nga muzika, e cila erdhi si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të saj.
Por mesa duket, ajo ka vendosur të rikthehet në skenë, kjo pasi një mik i saj ndau një foto krah këngëtares me mbishkrimin: “Ajo do rikthehet së shpejti”.
Të njëjtën fotografi, Fjolla e ka ripostuar në llogarinë e saj duke mos shtuar asgjë më shumë.
Kujtojmë se viti i fundit nuk ka qenë më i miri për këngëtaren, pasi gjendja e asaj psikologjike u rëndua duke bërë që të shtohej në psikiatri për një farë kohe.