Fero me tjetër deklaratë: Pasha All-llahun nëse më urreni nuk do të më dëmtoni.
Fero vazhdon të jetë më i komentuari lidhur me deklaratat që po i bën kohëve të fundit.
Deklaratat e tij të vazhdueshme e që lidhen me fenë marrin vëmendje mediatike, shkruan lajmi.net.
Pas atyre rreth raportit të tij me Arbenitën, nuk kanë munguar edhe tjera.
Së fundi ai ka postuar një fjali ku thuhet se urrejtja nuk i bën dëm atij e as dashuria nuk i bën dobi.
“Pasha All-llahun nëse më urreni nuk do të më dëmtoni, e nëse më doni nuk më bëni dobi, nuk ndjej frig ng
Duket se Fero po i sheh edhe komentimet në rrjete sociale të cilat ka vendosur mos t’i përfill.
Gjithashtu, së fundi ai ka ndërruar edhe emrin e tij, duke e shndërruar nga Fero në Khattab.