Babai i Naim Murselit thotë se e ka vizituar të birin në burg: Ai më ka thënë që e kanë rrah, por jo në burg

Shaban Murseli, babai i Naim Muselajt, të akuzuarit për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridiona Ademajt, ka thënë se e ka vizituar të birin në burg, i cili sipas tij, i është ankuar se ka përjetuar dhunë pas arrestimit.

Shabani është shprehur se e ka lajmërur edhe avokatin dhe ka theksuar se do të drejtohet edhe në IPK.

“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë”.

“Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dmth është krejt një pistë tjetër”, është shprehur Shabani në emisionin Kojshia Shoë.