Kritikohet për veshjen, Arbana Osmani nuk heziton të kthejë përgjigje publike.
Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, njihet për elegancën e saj të cilën e paraqet edhe në formate televizive.
Së fundi, ajo është paragjykuar lidhur me një veshje, shkruan lajmi.
Një ndjekëse i ka komentuar në një formë aspak të këndshme.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve.”, ka shkruar ndjekësja.
Arbana nuk ka hezituar aspak t’i kthejë përgjigje.
“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment.”, i përgjigjet ajo.
Më pas moderatorja ka ndarë një përgjigje në Instastory duke shkruar: Deri “sa fëmijë” mund të veshësh çfarë të do qejfi?