Vetëm sa u bënë prindër, çifti shumë i njohur i japin fund martesës së tyre
Vetëm pak muaj pasi u bënë prindër, çifti shumë i njohur i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Aktori i njohur , Al Pacinos dhe gruaja e tij , Noor Alfallah janë ndarë ku, kjo e fundit  ka bërë kërkesë për kujdestarinë e djalit të saj tre muajsh, Roman Alfallah Pacino.

Alfallah, paraqiti dokumente ligjore në Los Anxhelos duke kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të foshnjës, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Pacino dhe Alfallah ishin të lidhur që nga prilli i vitit 2022 dhe djali i tyre erdhi në jetë me 6 qershor të këtij vitit.

Pacino  është tashmë baba i tre fëmijëve me dy gra, ai ka binjakët 22-vjeçarë, Olivia Pacino dhe Anton James Pacino me Beverly D’Angelo dhe Julie Pacino, me Jan Tarrant.

Në dosjen e saj ligjore, Alfallah futi një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe Pacino e nënshkruan gjashtë ditë pasi mirëpritën djalin e tyre.