Është arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë, pasi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur të moshës 11 vjeçare.
I riu me inicialet R.H., raportohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që nuk jepen shumë detaje në lidhje me përdhunimin e vajzës së mitur, raporton Euronews.