Oficeri i lartë i inteligjencës gjermane akuzohet se i ka treguar sekrete shtetërore Rusisë

Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane është akuzuar për tradhti.

Ai dyshohet se i ka treguar Rusisë sekrete shtetërore, raporton BBC.

Prokuroria pretendon se i akuzuari ndau informacione rreth luftës në Ukrainë dhe grupit mercenar Wagner, dhe raportet gjermane thonë se këto veprime atij i siguruan  rreth 400 mijë euro.

I akuzuar është edhe një gjerman tjetër, i cili dyshohet se ka kryer detyrën e korrierit.

Të dy burrat mund të përballën me burgim të përjetshëm.