Dyshohet se u vra nga një irakian, boksieri mitrovicas la pas tre fëmijë

Të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ish-boksieri , Besar Nimani është qëlluar për vdekje.

Lajmin e ka konfirmuar vllau i tij, Berati, i cili thotë se është vra në pritë nga disa persona të panjohur.

Dyshohet se boksieri shqiptar u vra nga një irakian, por ende nuk dihen arsyet.

Besar Nimani e kishte një karrierë fantastike boksi, me 26 fitore dhe pa humbje. Ai la pas vetës tre fëmijë dhe guran e tij.

Kujtojmë që ish-boksieri profesionist gjatë vitit 2013 ishte plagosur pas një zënke.