Futbollistja Kosovare Asllani, është kualifikuar me Suedinë në çerekfinale të Kupës së Botës në konkurencën e femrave.
Kombëtarja e saj ka triumfuar me penallti me rezultat 5-4 duke e eliminuar atë të Amerikës, pasi që brenda 90 minutave dhe kohës shtesë nuk pati gola.
Asllani në ndeshjen e sotme luajti për 82 minuta, dhe pati një paraqitje të mirë.
Kjo është një arritje e madhe për Kombëtaren Suedeze dhe për futbollisten tonë kosovare.
34-vjeçarja është pjesë e klubit të AC Milanit. Ajo iu bashkua klubit italian në vitin 2022 nga Real Madridi.
Pëndryshe, SHBA-ja për herë të parë nuk është në mesin e tri ekipeve më të mira në Kupën e Botës.