Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’.
I lexuar nga Juli, në brendësi të tij flitej për shpërdorimin e ushqimeve që konkurrentët kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.
Për këtë arsye Vëllai i Madh ka dënuar banorët.
Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer ku në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.