Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa ka folur me banorët e tjerë rreth trashëgimit të pasurisë të familjes së saj.
Më saktësisht, Vesa ka zbuluar se çfarë i kishte thënë i vëllai i saj, kur e kishin diskutuar temën në fjalë.
“E kemi pasur llafin se nëse vdesin prindërit ndonjëherë, për trashëgim, e vëllai i jem ia nisi jo shqiptarë e jo kështu, ti normal nuk guxon, por do t’i jap veç 10%. Ai është rritur jashtë edhe më tha ‘ti s’meriton, se shkon te burri’”, ka zbuluar Vesa.