Gresa Hoti është modelja e cila u bë akoma më e njohur pas pjesëmarrjes në Big Brother.
Ajo brenda shtëpisë krijoi një lidhje dashurie me Andin, shkruan Telalli.info.
Mirëpo kjo lidhje nuk zgjati edhe shumë dhe tani të dy po e vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.
Gresa madje në një intervistë të fundit u shpreh se me Andin nuk janë më as shokë.
Ndërkaq, përmes postimit të fundit, ajo ka treguar se ka vendosur të largohet nga vendi./Telalli.info/



