Rina Balaj del pa sytjena, “përvëlon” me fotot nga Afrika

Pa sytjena, Rina Balaj “përvëlon” me fotot nga Afrika.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rina Balaj po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Rina numëron fansa të shumtë në mediat sociale dhe vetëm në Instagram ka mbi 380 mijë të tillë.

Autorja e “Bad Rosita” këto ditë ka nisur pushimet në Zanzibar dhe nga atje nuk kanë munguar postimet e ndryshme provokuese.

Edhe së fundmi Rina ka mahnit me linjat joshëse të trupit, teksa pozoi me një fustan elegant ngjyrë ari me një krah.

Këngëtarja përshtati dukjen me aksesor ari dhe makijazh të theksuar, ndërsa flokët mbante në në topuz.

Rina dukej më në formë se kurrë më parë, ndërsa linjat e saj të formësuara merrnin vëmendje.