Pas deklaratës së Vivit se Geti është bixhozxhi, ai bën veprimin që askush nuk e priste

Getinjo së fundi ishte më i komentuari pas një deklarate të ish të dashurës së tij, Vivienit.

Kjo pasi ajo tha se arsyeja e ndarjes së tyre, ishte fakti që reperi është i varur në lojëra të fatit.

Madje, kjo deklaratë u pranua edhe nga vetë reperi i cili e potencoi se të gjitha këto janë për të marrë vëmendje.

Pas gjithë këtyre, reperi i ka bërë vetes një dhuratë.

“Dhurata veç vetes, se veç vetja e meriton” ka shkruar Getinjo mbi videon ku zbulon orën e re të tij të markës Rolex.