Nuk e la kush pa shkuar në varrimin e Gjestit, këngëtari do të jetë perherë falenderues për të gjithë

Sot në Pavlan është varrosur Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

Ceremonia mortore u mbajt me një pjesëmarrje të madhe të familjarëve, miqve dhe të afërmve që u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut, shkruan “Kosovarja.”

Siç shihej nga pjesëmarrja e gjerë, drejt Pavlanit kishin udhëtuar shumë njerëz, të prekur nga kjo humbje e rëndë.

Atmosfera ishte e mbushur me dhimbje e pikëllim, ndërsa familja Kelmendi mori ngushëllime nga të gjithë të pranishmit.