Lotina Haziri dhe reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur për publikun si Mozzik, po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Oz, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre si familje.
Që nga ardhja në jetë e vogëlushit, duket se për Mozzik dhe Lotinën gjithçka sillet rreth tij. Ditët e tyre tashmë janë të mbushura me përkujdesje, momente familjare dhe emocione që vijnë me prindërimin.
Së fundmi, Lotina ka ndarë me ndjekësit një fotografi mjaft simpatike, ku shfaqet reperi nga Ferizaj në shoqërinë e të birit.
Në imazhin e publikuar, Oz shihet duke fjetur i qetë në krahët e babait të tij, duke krijuar një moment tejet të ëmbël mes dyshes.
Duket se vogëlushi ka gjetur vendin më të rehatshëm për të bërë gjumin, pikërisht pranë babait, ndërsa fotografia ka sjellë një tjetër pamje nga përditshmëria e re e çiftit.
Tashmë, Mozzik dhe Lotina po shijojnë çdo çast me djalin e tyre, duke i dhënë përparësi kësaj periudhe të veçantë, e cila pa dyshim do të mbetet ndër më të paharrueshmet në jetën e tyre.



