Në pritje të binjakëve, më në fund Xhuli del haptas me barkun e fryrë – shtatzania ia paska shtu bukurinë

Xhuliana Nura po vazhdon të marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve me paraqitjet e saj të fundit, ndërsa tashmë po qarkullojnë fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.
Sipas pretendimeve që po qarkullojnë, modelja thuhet se është në pritje të binjakëve, ndërsa në fotografinë e publikuar ajo duket rrezatuese dhe tejet e bukur. Barku i saj i rrumbullakosur ka bërë që fansat të komentojnë pa fund dhe t’i urojnë çdo të mirë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Xhuliana lidhur me këto pretendime, por fotografia ka mjaftuar që të bëhet virale në rrjetet sociale.