Ndodh e papritura: Pak orë pasi u fut në Big Brotherin e Shqipërisë, arrestohet banori i ri për mashtrim

U fut mbrëmë në Big Brother VIP Albania, policia hyn brenda dhe e arreston, ishte i dënuar me mbi 2 vite burgim

Rrugëtimi i Liamit i cili dhe u fut mbrëmë në BB VIP Albania, duket të ketë qenë i shkurtër.

Ditën e sotme 44-vjeçari është arrestuar nga policia shqiptare.

I njëjti dyshohet se kishte përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani e për të cilat ai nuk kishte kryer pagesat, gjë e cila kishte ndodhur në vitin 2019.

Liami ka qenë i dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “mashtrim” dhe sot është ekzekutuar urdhëri i lëshuar nga Prokuroria e Tiranës më 9 maj të 2022 për arrestimin e tij.