Këngëtari Blero po tregon vazhdimisht anën e tij romantike në raportin me bashkëshorten.
Ai duket se ka zgjedhur ta surprizojë atë me dhurata të ndryshme, duke i kushtuar vëmendje momenteve të vogla në përditshmëri.
Këtë herë, ka qenë Eronita ajo që ka ndarë në Instastory lulet e dhuruara nga Blero. Përmes kësaj fotografie, ajo ka treguar surprizën që ka marrë nga bashkëshorti.
Nga kjo që ka ndarë në rrjetet sociale, duket se Blero nuk i lë pas dore gjestet romantike dhe vazhdon ta surprizojë bashkëshorten me dhurata.
Ditëve të fundit, Blero ishte përfolur sërish për ndarje nga bashkëshortja, gjë e cila përmes këtij gjesti, duket që nuk është e vërtetë.
Kujtojmë deklaratën e famshme që ai kishte thënë kur ishte ndarë nga Teuta Krasniqi: “Mos u martoni pa dashuri”.
Kjo duket se nuk vlen kësaj radhe.



