Merret vendimi i papritur ndaj shoferit që shkeli burrin e Shkurte Fejzës

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren mëngjesin e të premtes. Një veturë ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën – bëhet fjalë për bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli

.

Policia ka thënë se ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Emergjencë, por se nuk është në rrezik për jetë.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:0 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.