Më shpejt se që e keni pritur, publikohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania – shumë yje në shtëpi

Big Brother VIP Albania 6 vjen në dhjetor, konfirmohet nisja e sezonit të ri.

Sezoni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë në muajin dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të spektaklit, ku është konfirmuar se publiku do të mund ta ndjekë sërish këtë format në fund të vitit.

Njoftimi ka zgjuar interesimin e fansave, të cilët tashmë kanë nisur të presin me padurim detajet e para për edicionin e ri.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cilët do të jenë personazhet që do t’i bashkohen shtëpisë dhe çfarë risish do të sjellë ky sezon.

✖