Ish-mësuesi i 18-vjeçarit që u vra në Podujevë përlot me fjalët: Edhe pse jetim, ishte model i një të riut të edukuar

Faton Bunjaku, ish-mësuesi i 18 vjeçarit, që u vra në Podujevë ka reaguar lidhur me këtë rast tragjik.

Ai ka shkruar se Lulëzim Fejzullahu, ish-nxënës i tij ishte një model i të riut të edukuar.

Ai në një postim në Facebook, i “kërkoi” falje tashmë ish-nxënësit të tij të ndjerë për ambientin e pasigurtë të krijuar në vend.

Postimi i plotë:

LULZIMI ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM.

Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe TI!