Ish-menaxheri Drin Zatriqi, ka paditur këngëtaren e njohur Dafina Zeqirin për disa prej shkrimeve të saj publike kundrejt tij.
Kjo është bërë e ditur nga vet Zatriqi përmes një postimi në Facebook.
Zeqiri para një viti kishte akuzuar Zatriqin në “Twitter”, tani ”X”
”Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja.
”Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”.
Zatriqi kërkon nga Zeqiri gjysëm milion euro për të cilat thotë se do ua dhurojë grave të Krushës.