Fifi po qet tym nga koka, nuk do ta besoni se ҫka e ka nervozuar kaq shumë

Një lajm për humbjen në peshë në mënyrë drastike të Fifit, duket se e ka acaruar shumë këngëtaren.

Ajo ka postuar një pjesë të një lajmi në një media online, ku shkruhej se këngëtarja ka humbur 18 kg pas lindjes, ku supozohej se gjatë një interviste për median në fjalë ajo kishte treguar “sekretet” e rënies nga pesha pak kohë pasi kishte lindur.

Duke e cilësuar artikullin një “gënjeshtër makabër”, ajo thotë se nuk ka përdorur asgjë për tu dobësuar, duke pyetur se kush janë këta njerëz që shpifin për të.