Pas kalimit në fe, Fero po mendon të ketë dy gra?
Fero tashmë ka kohë që ka kaluar në rrugën e fesë.
Ai i është përkushtuar “kokë e këmbë” dhe nuk le gjë pa i kushtuar asaj.
Pas çdo dite që kalon, ish-reperi shfaqet çdo herë e më i përkushtuar duke ndarë citate të librave të fesë islame.
Së fundi, ai ka habitur me postimin e tij.
Fero ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani.
“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia pamundësojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dytë.”, thuhet në të.
Kjo ka ngjallur dyshime nëse Fero po e mendon një gjë të tillë.