Fero e harron Arbenitën, martohet sërish dhe kjo është gruaja e tij

Fero apo Khattab është martuar. Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të afërta me ish-këngëtarin. Khattab është martuar me një grua të re, e cila po ashtu si ai i takon besimit Islam.

Kjo madje është arsyeja përse ai është larguar 100 % nga rrjetet sociale.

Është besimi i tij, i cili e ka bërë që ai të merr një kthesë të madhe në jetën e tij.

Raportohet se gruaja e re e Feros është një grua me stil krejt tjetër të jetës prej asaj të Arbenitës, pra ajo thuhet se është një myslimane e devotshme.

Kështu është përshkruar të jetë gruaja e tij e re, ani pse ende nuk është publikuar ndonjë fotografi se si duket ajo.