Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të fortë mes dy konkurrenteve, Rozana Radit dhe Gerta Gixharit
.
Përplasja verbale mes tyre degjeneroi në një moment të papritur, kur ato vendosën të ndeshen trupat me njëra-tjetrën në një formë ironike, duke shkaktuar rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.
Regjia e shfaqjes reagoi menjëherë, duke tërhequr vërejtje të dyja banoreve për sjelljen e tyre dhe duke u kërkuar që të kenë kujdes me pajisjet teknike.
Megjithatë, edhe pas paralajmërimit, Rozana dhe Gerta nuk u tërhoqën dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke rritur tensionin në shtëpi.