Më në fund del dhe flet vet Eli Fara pas videos intime me kompozitorin, tregon se a e dinte që kishte kamera

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e producentit Adrian Hila.

Siç shkruan A2CNN, gjatë dëshmisë së saj, Fara është shprehur se Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot dhe se ajo vetë nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë.

Njëherësh, sipas medias shqiptare, edhe kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Procedimi i tij u bë shkaku i vendosjes së kamerave.

Ndërsa se kush i ka shpërndarë pamjet vijojnë ende hetimet nga policia për ta zbuluar.

✖