Don Xhoni e len sërish rusen, bukuroshja ka diҫka të ‘rëndë’ për të thënë pas ndarjes

Lidhja e Don Xhonit me Ariana Lireyn ka qenë shumë e komentuar gjatë viteve të fundit.

Kjo pasi dyshja bënë bujë të madhe fillimisht me njoftimin për romancë e më pas për deklaratat pas ndarjes.

Megjithatë, ata u rikthyen sërish këtë vit, pasi modelja ruse u shfaq në klipin e reperit shqiptar “Ike”.

Lirey u pyet sërish nga fansat përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram nëse është ende me Xhonatanin.

“A je akoma me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

“Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, u shpreh ajo.

Ariana mes tjerash muaj më parë zbuloi se kishte bërë dhe një tatuazh të ri, mbiemrin e Don Xhonit, ‘Isufi’.