Tahiri: Policët e Kosovës duhet të kenë pagë të dinjitetshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se policët e Kosovës duhet të kenë pagë të dinjitetshme.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot në 24-vjetorin e themelimit të PK-së, policët do të duhej që ta merrnin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre.

“Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor”, ka thënë Tahiri.