Diola Dosti në lidhje dashurie me biznesmenin kosovar, vajza e saj habiti me veprimin që bëri

Prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie mes ish banores së BBVIP2 Diola Dosti dhe biznesmenit të njohur, Erolld Belegu.

Thashethemet u nxitën nga disa postime që janë shpërndarë në rrjete sociale dhe lajmi u konfirmua së fundmi nga vetë dyshja në fjalë.

Erolldi publikoi një foto në Instagram ku shihet i përqafuar me Diolën, ndërsa kjo e fundit i dhuron një puthje në faqe.

Kjo lidhje mesa duket është mirëpritur edhe nga vajzat e Diolës, pasi një njëra prej tyre, Bleza ka postuar një foto së bashku me mamanë dhe partnerin e saj të ri.

Foton e ka shoqëruar me dy zemra të kuqe.