Avokati i Naimit bën veprimin e papritur, i referohet të ndjerës me mbiemri ish-burrit, si Liridona Murseli

Seanca e sotme gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është duke vazhduar nën prezencën e tre të akuzuarve për aktin kriminal.

Në një moment, avokati Shemsedin Piraj, iu drejtua viktimës si Liridona Murseli, pra me mbiemrin e klientit të tij, Naim Murselit, njëherit i akuzuar kryesor për vrasjen e saj e me të cilën ishin të martuar.

Kjo ndodhi, kur Piraj, po kundërshtonte pyetjet e prokurores karshi dëshmisë së mjekut ligjor, Naim Uka.