Zbardhet momenti rrënqethës gjatë vrasjes së Liridonës, Naimi e mbajti për krahu kur ajo tentoj të mbrohej – ia nxiu krahun

Gazetari Faton Mehmeti sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se në seancën e sotme për rastin e Liridona Ademajt, u hodh poshtë pretendimi i Naim Muselit se vrasja e ish-bashkëshortes së tij ndodhi si pasojë e një grabitjeje.

Mehmeti gjithashtu u shpreh se Murseli e kishte mbërthyer për krahu Liridonën pasi sipas tij, ajo tentoi të mbrohej nga plumbat.

“Nga seanca e sotme u hodh përfundimisht poshtë pretendimi i Naim Muselit se vrasja e Liridonës, pra ish-bashkëshortes së tij ka ndodhur si rezultat i një grabitjeje, kështuqë tashmë kjo hidhet poshtë”.

“Naim Murselit vetëm sa i rëndohet edhe më shumë, sepse vrasja nga një distancë kaq e afërt tregon që vrasja ishte e planifikuar, se vrasësi e kishte njohur viktimën dhe e treta se vrarësi kishte bashkëpunëtor brenda, që në këtë rast ishte Naim Murseli i cili e kishte mbërthyer për krahu ish-bashkëshorten e saj në momentin kur ajo kishte tentuar që të mbrohej”.

“Kështuqë edhe krahu i saj i mavijosur, krahu i majtë ishte pikërisht edhe për shkak të kësaj, gjë që Naim Murseli e bëri si temë diskutimi gjatë seancës së sotme, duke thënë se kjo nuk qëndron, gjithsesi faktet janë ato që Naim Murseli e kishte mbërthyer ish-bashkëshorten e tij në momentin kur ajo instinktivisht kishte filluar që ta ngriste dorën për t’u shpëtuar plumbave të tashmë të dyshuarit, Granit Plava”, u shpreh tutje Mehmeti