Sot është zhvilluar seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku në bankën e të akuzuarve u ulën ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe tre të akuzuar të tjerë, Granit Plava, Kreshnik Kokalla dhe Tom Dodaj.
Gjatë seancës, Naim Murseli deklaroi: “Kam gruan e të privuar nga jeta”, por nuk pati mundësi të shprehej më tej për fajësinë, pasi aktakuza nuk u lexua, njofton Klankosova.tv.
Avokati i tij, së bashku me mbrojtësit e të tjerëve, pretenduan se nuk kishin të gjitha shkresat e lëndës dhe se disa video nuk po hapen.
Kjo vonesë u pa si një përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor, gjë që është e zakonshme në raste të tilla.
Por e morën një vërejtje serioze nga trupi gjykues, që deri me datë 31 janar, duhet të gjithë shkresat të jenë gati, dhe se nuk ka arsyetime, raportoi gazetarja e Klan Kosova në emisionin “Kosova Today”.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: