Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e Liridona Ademaj.
Nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të akuzuarit për vrasjen e saj.
Gjyqtarja Fatime Dermaku, ka lexuar akuzën për Naim Murselin, Granit Plavën Kushtrim Kokallën e Tom Dodajn.
“Naim Murseli për shkak të vepres penale në babshkëkryerje me të pandehurin Granit Plava dhe dhe Kushtrim Kokalla, vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 1.4 lidhur me nenin 31 dhe 34 të Kodit Penal të Repunblikës së Kosovës. Të pandehurit Granit Plava për shkak të vepres penale në bashkëpunim me të pandehurit Naim Musreli, Kushtrim Kokalla, vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.6 lidhur me neinin 31 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe vepres penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës. Të pandehurit Kshtim Kokalla për shkak të vepres penale në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla, vrasje e rëndë nga neni 173 të kodit Penale dhe vepres penale mos lajmërim i veprave penale, ose kryesve të tyre nga neni 178. Të pandehurit Tom Dodaj për shkak të vepres penale, importi, eksporti furnizimi, transportimi ose shitja e paautoziuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në akuzë.