Personi që rrëshqiti nga shkallët qenka 80-vjeçar dhe turk

Sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë një person i moshës 80-vjeçare ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti, ku si pasojë edhe ka humbur jetën.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete.

Bëhet e ditur se personi që humbi jetën sonte është shtetas turk.